Tetovë, dy persona janë sulmuar nga gjashtë persona

Dy persona me iniciale E.M. dhe A.L. të dy njëzetedyvjeçarë mbrëmë rreth orës 21 e 50 në polici kanë denoncuar dhunë që para një orë ndaj tyre e kanë kryer gjashtë persona të moshës prej 18 deri 20 vjet, transmeton Portalb.mk.

Dy tetovarët pasi janë ndalur me veturë para objektit hotelerik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë,  menjëherë pa shkaqe janë sulmuar nga gjashtë persona me boksierë metalik duke u shkaktuar lëndime të dukshme, i kanë shtrirë për toke dhe kanë ikur.

Të sulmuarit E.M. dhe A.L. të cilët një ditë më parë kanë pasur disa mosmarrëveshje me njërin sulmues kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Tetovës.

Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button