Për 1 denar borxh ndaj BEG, një pensionist urdhërohet të paguajë 12.439 denarë (FOTO)

Për 1 denar borxh ndaj BEG, një pensionist nga Shkupi Kërste Serafimov ka marrë urdhër për kryerjen e pagesës në shumë prej 12.439 denarëve!

BEG i ka dhënë Serafimovit vetëm 1 denarë, ndonjë borxh i mbetur nga e kaluara, ku përmbaruesja Monika Muça e ka aktivizuar urdhrin për pagesë, përmes të cilit i është përcaktuar ndalesë për 1/3 e parave nga pensioni dhe është aktivizuar pagesë prej 12.439 denarëve. Dhe atë vetëm për 1 denarë ndaj BEG që mund të ndodhë jo vetëm se nuk është paguar llogaria për nxehje, po për shkaqe tjera banale, transmeton Portalb.mk.

Për të ardhur deri te 1 denarshi “borxh”, BEG i ka aktivizuar përfaqësuesit juridik, shoqërinë e avokatëve Çukiq dhe Markov, notaren, Snezhana Sarçovska dhe përmbaruesen Monika Muça, Sarafimovit nga pensioni i janë marrë 12.439 denarë për shërbimet e tyre që ta kryejnë punën e tyre për borxhin prej 1 denarësh.

Ja si duket struktura e taksave për pagesën:

  • 00 denarë për administrim,
  • 182 denarë për veprime ekzekutive,
  • 00 denarë për shpërblim (për përmbaruesin),
  • 00 denarë për TVSH,
  • 240 denarë për harxhime materiale, dhe
  • 534 denarë për avokatët dhe përfaqësimin e një kreditori nga AT.

Këtyre u bashkohet edhe kamata prej 722.00 denarësh të harxhimeve nga procesi të llogaritur nga dita e kryerjes deri te dita e pagesës së borxhit.

Kjo është situatë e pranueshme me të cilën përballen shumica e qytetarëve, këtë skandal e zbardhi djali i tij në rrjetin social facebbok ku kërkoi ndihmë dhe përgjigje se si është e mundur kjo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button