Itali, 5 të arrestuar për lidhje me sulmin në Berlin

Policia italiane njoftoi se ka arrestuar pesë persona pasi u zbulua lidhja e tyre me Anisa Amri, shtetasin tunizian që dyshohet se është përgjegjës për sulmin në panairin e Krishtlindjeve në Berlin gjatë vitit 2016, ku humbën jetën 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia sot njoftoi se njëri nga të dyshuarit ka siguruar dokumente false italiane të identifikimit që i mundësuan Amrin që lirshëm të lëviz nëpër Evropë.

Amri më 19 dhjetor të vitit 2016 me kamion depërtoi në panairin e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 12 persona. Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH.

Me ndihmë të dokumenteve false, Amri u arratis në Itali, ku katër ditë më vonë u vra gjatë përballjes me policinë në Milano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button