Dëbimi i diplomatit, deklarata të ashpra nga ambasadori i Rusisë në Maqedoni (VIDEO)

Edhe pse kemi kërkuar, Ambasada e Rusisë nuk ka marrë asnjë dëshmi për deklaratën e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe prandaj e njëjta ende vlerësojmë se është akt i shpejtuar dhe “armiqësor” dhe i ndikuar nga Britania e Madhe. Kështu vlerësoi sot ambasadorit i Rusisë në Shkup, Olleg Shçerbak, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Për ligjin e gjuhëve dhe deklaratat e Ramës: reagon ambasadori rus në Maqedoni

“I besojnë Londrës dhe në llogari të interesave të shteteve të tyre dhe të marrëdhënieve bilaterave, kanë marrë vendim të shpejtë për dëbimin e diplomatit tonë. Dëbimi i diplomatit rus është i shpejtë dhe faktikisht është pa precedent për tërë historisë të raporteve bilaterale ndërmjet Rusisë dhe Maqedonisë. Por kjo nuk e largon Maqedoninë nga përgjegjësia që do ta ketë nga pasoja”, tha Shçebak duke njoftuar se ndaj këtij vendimi të Maqedonisë nuk do të shpejtojë edhe Rusia, por se do të sjellë vendim adekuat dhe të mirëmenduar.

Sipas tij, autoritetet britanike në kundërshtim me të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare dhe etikës së mendjes së shëndoshë tani refuzojnë të bashkëpunojnë me Rusinë.

Kërcënime nga Moska?!

Ai hedhi poshtë edhe deklaratat se zëvendësministri i jashtëm i Rusisë gjatë deklaratës se gjatë deklaratës së tij ka kërcënuar Maqedoninë duke thënë se: “Nuk ka asnjë kërcënim ndaj Maqedonisë”.

Shçerbak gjithashtu njoftoi se Ambasada e Rusisë ngelet edhe më tej në qëndrimin se është e brengosur nga planet e Maqedonisë për hyrje në NATO pasi që ajo do të sjellë rezultate negative ndaj stabilitetit rajonal.

“Janë lajme të rreme dhe propaganduese se ne kemi bërë kërcënim ndaj Maqedonisë”, tha Shçerbak duke përsëritur se Maqedonia nuk duhet të jetë anëtare e NATO-s sepse sipas tij ajo do të bëhet pjesë e makinerisë luftarake.

“Ju jeni qytetarë të përgjegjshëm të shtetit tuaj dhe duhet të mendoni për atë se pas anëtarësimit në NATO shteti do të bëhet pjesë makinerisë luftarake dhe nëse ndodh agresion kundër Rusisë ju do të jeni në cak të sulmit kthyes. A ju duhet ajo juve dhe fëmijëve tuaj”, tha Shçerbak.

LEXO: Boshnjakovski: Qeveria nuk ka paralajmërime për masa nga Rusia pas dëbimit të diplomatit rus

Ndaj kësaj ditë më parë u deklaruan edhe nga Qeveria e Maqedonisë duke thënë se nuk ka paralajmërim për masa reciproke nga ana e Moskës pas dëbimit të diplomatit rus nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button