fbpx

“Moska nuk është partner i yni”, ambasadori rus: prandaj VMRO-ja e ka humbur pushtetin

Deklaratën e ditë më parë të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski se: “Partneri ynë nuk është Moska, por Brukseli, Londra dhe Uashingtoni”, ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Olleg Shçerbak e sheh si parakusht që VMRO-DPMNE-ja humbi pushtetin, transmeton Portalb.mk.

“Politika aktuale e disa pjesëtarëve të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së ka sjellë deri tek ajo që e humbi pushtetin. Nga ana tjetër, unë njoh shumë anëtarë të partisë dhe e di se janë të gatshëm për zhvillim të raporteve konstruktive dhe partneritetit në raport me Rusinë”, tha Shçerbak.

Përndryshe, kjo deklaratë e Shçerbakut vjen pasi që nënkryetari i VMRO-DPMNE-së përshëndeti veprimin e Ministrisë për Punë të Jashtme që të dëbohet diplomati rus nga Maqedonia dhe shtoi se: “Edhe Ivanov nuk konsultohet me opozitën. Edhe kryetari i Qeverisë vazhdojnë të sjellin vendime pa diskutuar me opozitën që mendoj se është gabim i madh. Maqedonia patjetër duhet të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Parteri ynë nuk është Moska, partnerët tanë Brukseli, Londra dhe Uashingtoni”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

VMRO-DPMNE konsideron se vendimi i Qeverisë për dëbimin e diplomatit rus është i drejtë

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button