Anulohet takimi i kryeministrave, Cipras – Rama

Anulimi i vizitës së kryeministrit grek Alexis Tsipras, që ishte parashikuar të zhvillohej në Shqipëri në muajin Prill, është shtyrë, dhe mediat e vendit fqinj kanë raportuar mbi arsyet e këtij vendimi.

Në një shkrim të medias së njohur, “Kathimerini” thotë se pas ndërhyrjes së presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duket se ka ngecje të negocimit mes dy vendeve për të arritur një marrëveshje për kufirin detar.

Po ashtu, mësohet se tjetër problem që ka shtyrë vizitën e kryeministrit grek në vendin tonë është edhe mbi demarkacionin e zonave ekskluzive ekonomike të dy vendeve.

“Vizita zyrtare e Kryeministrit te Greqise, Alexis Tsipras në Shqipëri, ku ai ishte planifikuar të takohej me homologun e tij Edi Rama, është shtyrë deri pas Pashkëve Ortodokse, por ende nuk është dhënë një date e sakte.

Është e qartë që shtyrja është e lidhur drejtpërdrejt me vështirësitë në negociatat midis Athinës dhe Tiranës mbi demarkacionin e zonave ekskluzive ekonomike të dy vendeve (ZAZ). Bisedimet janë ngadalësuar nga kundërshtimet e presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili përmend një vendim të Gjykatës Kushtetuese shqiptare që vendosi se marrëveshje e vjetër mes dy vendeve ishte jokushtetuese.

Gjykata tha se marrëveshja e vitit 2009, e cila krijoi ZAZ, vendosi kufijtë detarë dhe përcaktoi raftet kontinentale të çdo vendi, ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe normat ndërkombëtare.”, shkruan “Kathimerini”.

Po ashtu, anulimi i vizitës së kryeministrit grek është lidhur edhe me vizitën e fundit të kryeministri Edi Rama në Turqi, ku raportohet se presidentit Erdogan i ka kërkuar Ramës, që të shtyjë sa më shumë takimin me kryeministrit Tsipras.

Problemi me detin, nesër takohen ministrat e Jashtëm Koxias dhe Bushati

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button