Seuli dhe Phenjani mbajnë samit më 27 prill

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një fshat kufitar më 27 prill, raportoi agjencia jugkoreane e lajmeve Yonhap, duke cituar zyrtarët.

Samiti – i treti i tillë që nga Lufta Koreane më 1950-53 – mund të rezultojë i rëndësishëm në përpjekjet globale diplomatike për të denuklearizuar Korenë e Veriut, transmeton REL.

Njoftimi u bë pas një takimi të nivelit të lartë midis dy vendeve, i cili u zhvillua të mërkurën në fshatin kufitar Panmunxhom.

Këtë javë, lideri verikorean zhvilloi po ashtu një takim të befasishëm me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Pekin.

Në fund të majit, ndërkaq, Kim pritet të takojë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button