Zjarr në një burg të Venezuelës, 68 të vdekur

Trazirat dhe zjarri në një stacion policor në qytetin Valencia të Venezuelës kanë lënë të vdekur 68 njerëz, thanë zyrtarët qeveritarë.

Kryeprokurori i shtetit, Tarek Saab, tha se hetimet e incidentit kanë nisur menjëherë, transmeton REL.

Zjarri raportohet të ketë shpërthyer pasi të burgosurit u kanë vënë flakën dyshekëve, në përpjekje për të ikur.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë familjarët, që kanë rrethuar stacionin pas lajmeve për shpërthimin e zjarrit.

Disa gra dhe fëmijë që po vizitonin të burgosurit, besohet të jenë në mesin e të vdekurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button