Ja cilët shqiptarë do të jenë pjesë e këshillit që do të mbikëqyrë realizimin e reformave në gjyqësor

Në Qeverinë e Maqedonisë sot ka nisur me punë këshilli për mbikëqyrje të implementimit të reformave në gjyqësor i cili do të udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Krahas tij, në këshill do të marrin pjesë edhe shqiptarët si Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, profesoresha e juridikut, Besa Arifi, disa përfaqësuese të gjykatave si dhe prokurori publik i cili ditë më parë u distancua nga rikualifikimi i rastit të Almir Aliut, Xhelal Bajrami, njofton Portalb.mk.

“Këshilli përfshinë ministrin e Drejtësisë dhe zëvendësin e tij, Oliver Ristoski, prokurorin publik, Lubomir Joveski, prokurorja speciale Katica Janeva, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, gjykatësit nga Gjykata Supreme Xhemali Saiti dhe Mirjana Radevska Stefkova nga Gjykata Supreme, nga Gjykata e Apelit e Shkupit është Lidija Dimçevska, nga Gjykata e Apelit e Gostivarit është Shefajet Hajdari, nga Gjykata Themelore në Manastir është Antonio Jolevski, nga Prokuroria Publike në Shtip është Riste Bojaxhiski, kryetari i Gjaktës Themelore Shkupi 1 Ivan Xholev, kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 2 Ilir Sulejmani, si përfaqësues i Odës së Avokatëve të RM-së Aleksandër Tumanovski, profesoresha e Fakultetit “Justeniani i parë” Gordana Llazhetiq, profesoresha e Universitetit të Evropës Juglindore Besa Arifi, nga shoqata “Bluprint” është Zharko Haxhi Zafirov, nga fakulteti i sigurisë në Shkup është Miodrag Llaboviq, avokatët Xvonko Davidoviq dhe Ibrahim Bajrami, përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme Magdalena Nestorovska dhe përfaqësuesja nga Ministria e Financave, Marija Mitevska si dhe prokurori publik Xhelal Bajrami“, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Në mbledhjen konstituive që u mbajt sot është prezantuar edhe propozim-rregullorja për punën e këshillit në fjalë kurse për javën tjetër është caktuar mledhje tjetër në të cilën do të duhet të votohet rregullorja e punës dhe do të shqyrtohen edhe ligjet të cilat janë në procedurë qeveritare dhe parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button