VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi protesta antiqeveritare

Duke aluduar në 27 prillin e 2017-s, sulmi në Kuvendin e Maqedonisë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për në maj ka paralajmëruar protesta antiqeveritare, njofton Portalb.mk.

“Të mos brengoseni hiç dhe nuk duhet asnjëri nga ju të brengoset se na vendosin në kuadrate sepse ishim me popullin dhe ishim bashkë dhe protestuam për atë për çfarë e paralajmëruan atëherë, tash kryeministri Zoran Zaev të mos bëjë diçka që është në kundërshtim me interesin e Republikës së Maqedonisë. Dhe jemi krenar për këtë”, tha Mickoski.

Përndryshe, këtë deklaratë Mickoski e ka thënë gjatë takimit me pjesëtarët e VMRO-DPMNE-së në komunën e Sopishtes.

Paraprakisht, ai është përgjigjur edhe ndaj deklaratave të sotme të të rinjve të partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, të cilët duke publikuar fotografi nga sulmi i 27-prillit ku shihet Mickoski kanë pyetur: “Se cili ishte roli i Mickosit në ditën e 27-prillit?”. Ndaj kësaj ka reaguar Mickoski duke thënë: “Se më 27 prill isha me popullin, me njerëzit që protestuan 80 ditë dhe të cilët me të drejtë janë brengosur për të ardhmen e Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button