Problemi me detin, nesër takohen ministrat e Jashtëm Koxias dhe Bushati

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të zhvillojë nesër një vizitë të shkurtër në Tiranë ku do të takojë homologun shqiptar Ditmir Bushatin.

Mësohet se kryediplomati grek do të takohet me ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre do të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë nga presidenti Ilir Meta.

Vonesa me dhënien e autorizimit nga Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vienës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button