Disa shenja që tregojnë se lidhja juaj është në krizë

Kur mund ta kuptoni se me lidhjen tuaj diçka nuk po shkon si duhet? Nga ndjenja se po fundoseni ngadalë e deri tek humbja e energjisë, e gjithë kjo tregon se diçka nuk është në rregull, por për ta kuptuar, duhet t’i përcillni disa shenja, të cilat i keni fare pranë vetes suaj.

1. Fusni duart nëpër gjërat e tij
Nëse kohëve të fundit rregullisht kontrolloni xhepat e të dashurit tuaj, apo shtireni si haker për të kontrolluar porositë e tij elektronike e në fakt kërkoni diçka për t’i bazuar dyshimet, ky është edhe një fakt se nuk keni ndërtuar kurrfarë besimi në partnerin tuaj. Është koha ta shtroni pyetjen, a po kërkoni problemin, pasi që nuk keni besim në njeriun tuaj dhe rreth asaj se çfarë do të ndodhë me lidhjen tuaj? Mos u mashtroni se spiunimi nuk është gjë me vlerë.

2. Gjithmonë shikon në telefon
Nëse e dashura juaj kontrollon facebook-un tuaj, në vend se të kënaqet me juve në darkë, kjo do të mund të ishte shenjë e qartë se diçka jo e mirë po ndodh me lidhjen tuaj. Ndoshta vetëm është i pacipë, e nëse është kjo në pyetje, tërhiqni vëmendjen që t’ju përkushtohet juve.

3. Asgjë prej seksit
Dikur ishte një mal i zjarrtë nën jorgan, por tash gjërat janë paksa më ndryshe. Nëse e vëreni se dëshira e tij për seks është venitur, kjo mund të ndodh shkaku i një femre tjetër, apo ndoshta nga fakti se ju jeni ajo që e keni refuzuar vazhdimisht.

4. Mendoni për meshkuj të tjerë
Nëse keni arritur në një fazë kur në vend të mashkullit që e keni në shatrat, mendoni dikë tjetër, ta dini se jeni vetëm një hap larg zhgënjimit. Nuk është telashe nëse ndonjëherë imagjinoni për meshkuj të tjerë, por nëse e shpeshtoni këtë imagjinatë, natyrisht se është, ngase mund të jetë shenjë e qartë se partneri juaj nuk ju tërheq më.

5. Nuk qeshni më me shakatë e tij
Kur e keni pranuar për të dashur, kjo ka ndodhur pasi ai ishte një njeri gazmor. Nëse më nuk ju pëlqen kjo dhe disi ju përcjell ndjenja e lodhjes është koha që me seriozitetin më të madh t’i mbuloni mangësitë, ose lidhja mund të shkatërrohet.

6. Ai ka një hobi të ri, e juve nuk ju përfshin aty
Lidhjet e shëndosha nënkuptojnë partnerët të kenë interesime të ndryshme, por nëse mashkulli juaj ka një hobi të ri, është koha ta veni gishtin në kokë, ngase kjo mund të jetë shenjë se ai po largohet nga ti.

7. Nuk flisni për të ardhmen
Çiftet shpesh imagjinojnë plane, por më të rëndësishmet janë ato se ku do të udhëtojnë, jetojnë apo si do t’i pagëzojnë fëmijët e tyre, por nëse imagjinata juaj përfundon rreth asaj se ku do ta merrni një DVD për ta shikuar, atëherë keq ju shkruhet. Nëse nuk ekziston mirëkuptimi i përbashkët, është koha ta pranoni realitetin se nuk jeni edhe çifti i përsosur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button