Artistët kumanovarë më 4 prill shfaqin premierën për fëmijë “Mbreti gjumash”

Me vetiniciativë, artistët kumanovarë më 4 prill do të shfaqin premierën për fëmijë “Mbreti gjumash”, njofton Portalb.mk.

Shfaqja vjen me autorësi të Jeton Neziraj, dramaturg nga Kosova dhe regji të Ibër Dearit, regjisor nga Maqedonia.

Në shfaqje do të luajnë aktorët: Sefedin Shabani, Mirsad Abazi, Ardian Kadriu, Bjondina Sherifi dhe Arta Xhemaili.

“Mbreti gjumash” shfaqet më 04.04.2018, e mërkurë, në objektin Teatrin e Kumanovës në ora 18:00 (mund ta shohin të gjithë) kurse repriza do të jetë të nesërmen, më 05.04.2018 në dy orare: ora 10:30 dhe ora 12:00 (vetëm për nxënësit e shkollave të Kumanovës).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button