Sampaoli: Spanja na demoloi, kjo nuk guxon të përsëritet në Botëror

Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll, përjetoi një nga disfatat më të thella nga Spanja në historinë e saj në ndeshjen miqësore mbrëmë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Spanja shënoi fitore të thellë 6:1 ndaj Argjentinës, e cila përsëriti rekordin negativ nga viti 1958 kur humbi nga Çekosllovakia 1:6 dhe më pas në vitin 2010 nga Bolivia.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, pas ndeshjes tha se Spanja ka demoluar ekipin e tij dhe se ndeshjet e tilla nuk guxojnë të përsëriten në Kupën e Botës.

Publiku në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid pati mundësi të shijojë ndeshjen e mrekullueshme të përfaqësuese spanjolle. Pas 45 minutave të para, nikoqirët avanconin 2:1, dhe nuk mund të imagjinohej se në vazhdim do t’i deklasonin plotësisht rivalët e mëdhenj.

Pasoi hat-tricku i parë i Iscos në fanellën e përfaqësueses dhe një gol i Iaga Aspas për rezultatin e thellë 6:1.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë për këtë ndeshje, gjëra të tilla nuk guxojnë të ndodhin në Kupën e Botës. Spanja na ka demoluar, duhet të vazhdojmë të punojmë. Këto janë rezultate atipike që mund të ndryshojnë perspektivën e trajnerit nëse nuk analizohet gjithçka. Duhet të zgjidh çështjen emocionale. Nuk kemi pritur kaq shumë forcë nga kundërshtarët”, tha Sampaoli.

“Në pjesën e dytë Spanja na shkatërroi me sulme të drejtpërdrejta. Shumë shpejtë erdhën golat dhe kjo shkaktoi dallimin. Rezultati na bën të qartë se ne duhet të marrim parasysh këtë lojë gjatë përzgjedhjes së ekipit dhe të vazhdojmë të punojmë shumë që të mos na përsëritet diçka e tillë në Kupën e Botës”, përfundoi Sampaoli.

Argjentina në Kupën e Botës do të luajë në grupin “D” me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, e cila do të mbahet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button