Kryetari i Preshevës i shqetësuar nga fluturimi i ulët i avionëve ushtarakë të Serbisë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për fluturimin e avionëve ushtarakë të Serbisë në distancë të ulët mbi Luginën e Preshevës.

Arifi thotë se veprime të tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin te shqiptarët e Luginës, transmeton Koha.net.

“Sot rreth orës 14:00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarakë të Republikës së Serbisë. Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin te shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qendrore të mos keqpërdorin hapësirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë”, ka shkruar Arifi.

Ai më tutje ka shtuar se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje ndaj provokimeve të tilla.

“Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që t’i përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane”, ka shkruar Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button