Putin dënon arrestimin e Gjuriqit nga Policia e Kosovës

Kremlini ka njoftuar se presidenti Vladimir Putin ka dënuar fuqishëm arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë. Këto komente ai i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell REL. 

Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini thuhet se Putin dhe Vuçiq kanë diskutuar për çështjen e Kosovën “në kontekst të veprimeve provokuese nga autoritetet në Prishtinë”, ndaj Marko Gjuriqit, transmeton AP.

Aty po ashtu thuhet se Putin ka “dënuar” arrestimin e Gjuriqit, duke thënë se me arrestimin e tij, autoritetet në Kosovë kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të hënën, Policia e Kosovës e ka arrestuar Marko Gjuriqin, pasi ai kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Më pas ai është dëbuar për në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button