Vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me fëmijën tuaj? Disa këshilla që do ju vijnë në ndihmë

Konfliktet me një fëmijë janë të pashmangshme në çdo familje.

Sipas psikologëve, një ndër shkaqet kryesore është shkelja e “territorit” të fëmijëve, i cili nisë të bëhet i dukshëm në moshë 3 vjeçare. Një fëmijë në mënyrë aktive i reziston udhëzimeve të prindërve të tyre. Kjo është një formë e pavarësisë  e cila është e ndryshme në periudha të ndryshme. Lind pyetja, si mund të gjendet një gjuhë e përbashkët me fëmijët? Më poshtë do t’ju japim disa këshilla shumë të vlefshme, shkruan Bordo.al. 

Gjeni përparësitë

Askush nuk i pëlqen kritikat. Kur bëheni gati të kritikoni fëmijën tuaj, atëherë mendoni vetëm diçka: si ndiheni kur merrni qortime pak a shumë të ngjashme në punë apo familje? Kur ju kritikoni fëmijët, është mëse normale që ai do t’ju mbajë qëndrim. Prandaj, kur të kritikoni shoqërojeni atë edhe me një lavdërim.

Ofroni mundësi

Bërja e detyrave sigurisht është e nevojshme, por asnjëherë nuk gjejnë pëlqimin e fëmijës. Dhe shpesh rezistenca e tyre, shtohet edhe më shumë për shkak të zërit tuaj të rreptë. Ofroni disa opsione-por jo shumë pasi nuk duhet të harroni moshën e fëmijës suaj. Mundësia për të zgjedhur dhe për të marrë një vendim rrit vetëvlerësimin dhe ju do vijoni të keni kontroll mbi sjelljen e fëmijës suaj.

Kurrë mos e shkëpusni fëmijën tuaj nga lojërat me shokët

Një rregull shumë i thjeshtë, por shumë i vështirë për t’u përmbushuar nga prindërit. Kjo sepse shumica e punëve të fëmijës duket se janë të parëndësishme për prindërit. Respektoni hapësirën e tyre personale. Mendoni pak: si do reagonte një i rritur nëse do t’i ndodhte e njëjta gjë siç ju poi a bëni fëmijës suaj?

Kërkoni këshilla

Kur ju i merrni një mendim fëmijës suaj, ai ndihet i vlerësuar. Në këtë moshë, ato janë të etur për të marrë disa përgjegjësi më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button