Do të shpejtohet ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Me 1.2 milionë euro janë siguruar nga grantet që të bëhet projekt i ri dhe të vazhdohet ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, e cila duhet të mbarojë në nëntor të këtij viti. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se ka vendosur që ta riprojektojë këtë aks rrugor me vendim për autostradë, pasi që projekti aktual nuk i plotëson standardet e sigurisë për komunikacion dhe transport të sigurt, njofton Portalb.mk.

“Një pjesë e rrugës kalon nëpër varreza, një pjesë nëpër zonën e Vizbegut dhe që të mos kemi këso probleme vendosëm që ta riprojektojmë. Përpunimin e projektit do ta mbarojmë deri në nëntor pas së cilës menjëherë do të shpallin tender dhe do të fillojmë me punë. Bëhet fjalë për ndërtim të 13 kilometrave aks rrugor”, deklaroi Sugareski.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nesër do të bisedojmë për ofertën e kompanive që të bëjnë riprojektim dhe kryerje të punimeve dhe nëse ajoi pranohet, puna mund të fillojë që nga kjo verë.

“Me këtë duam të tregojmë se vazhdimi i ndërtimeve në këtë drejtim për ne është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e këmbimit tregtar me Kosovën”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button