Facebook paralajmëron masa të reja për mbrojtjen e të dhënave personale

Facebook sot paralajmëroi se do të merr masa shtesë për mbrojtje më të mirë të të dhënave personale të shfrytëzuesve të këtij rrjetit social, transmeton Portalb.mk.

Ky paralajmërim vjen pas publikimit të skandalit me Kembrixh Analitika për shkak se facebook humbi 14 për qind të bursës amerikane ndërsa shfrytëzuesit të kërkojnë mënyrë që ta fshijnë profilin e rrjetit social.

“Pas paralajmërimeve të Mark Zuckerbergut nga java e kaluar, ne do të marrim masa shtesë në javët e ardhshme t’u lejojmë shfrytëzuesve të kenë kontroll më të lartë në të dhënat e tyre”, shkruan në bllokun e Facebook-ut që ka më shumë se dy miliardë shfrytëzues të facebook-ut.

“Përfundimi ynë është ky: patjetër duhet që parametrat tonë të privatësisë t’i bëjmë më të lehta për kuptim gjetje dhe shfrytëzim. Numri më i madh i këtyre ndryshimeve janë parashikuar tashmë kohës së fundit por ngjarje nga ditët e fundit i kanë dhënë rëndësi më të madhe këtij ndryshimi”, shkruan Facebook.

LEXO: Skandali i Facebookut dhe Cambridge Analytica Kush është fajtori?

Rrjeti social “Facebook” me vite ka mbledhur numra të telefonave

BE i kërkon Facebook-ut të prononcohet lidhur me të dhënat personale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button