Çavkov në grevë urie, familja e tij: Do të kërkojmë azil jashtë vendit

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili pasi dje u lirua nga paraburgimi, sot përsëri është arrestuar, ka filluar me grevë urie, kumton portali i afërt me VMRO-DPMNE-në “Netpress”, njofton Portalb.mk.

Në media shkruhet se Çavkov është revoltuar nga vendimi dhe për këtë ka filluar grevën e urisë, ndërkaq siç thonë ata, ka refuzuar që ta pranojë terapinë e rregullt mjekësore edhe pse është i sëmurë nga zemra.

Familja e Çavkovit, në deklaratë për “Netpress” thonë se janë të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe  se në periudhën e kaluar janë nën trysni të vazhdueshme dhe kërcënime. Për atë, ata thonë se do të kërkojnë azil jashtë vendit.

Ndryshe, Çavkov, gjatë kohës së dhunës në Kuvend ka udhëhequr me Shtabin Operativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai gjatë sulmit “u humb” për dy orë dhe nuk ndërmori masa që Policia të parandalojë që dhunuesit të futen brenda Kuvendit.

Çavkov dje me uiski festoi në shtëpi, sot përsëri në paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button