‘Bye’ Zayn Malik, një romancë e re për Gigi Hadid

Ndarja e supermodeles Gigi Hadid me të dashurin e saj Zayn Malik, shokoi jo pak fansat e çiftit. Pas dy vitesh lidhje, ata i dhanë fund romancës së tyre duke u shprehur se tashmë janë vetëm shokë të mirë. Zayn pas ndarjes ka bërë një sërë ndryshimesh në pamjen e tij, duke shtuar tatuazhet në trup dhe ka lyer flokët bionde, transmeton Revista Class.

Nga ana tjetër supermodelja duket më e “qetë” dhe ende nuk ka bërë diçka që mund të na bëjë të mendojmë se nuk po e përjeton mirë këtë ndarje. Gjithsesi, sipas “Metro”, Gigi në fakt nuk ka përse mërzitet, pasi ajo e ka lënë pas ndarjen me Zayn. Modelja thuhet se është në një romancë të re. Dhe gjejeni pak se më kë? Me yllin e garave të Formula 1, Lewis Hamilton. Metro shkruan se dyshja kanë filluar të dalin së bashku, dhe flitojnë me mesazhe me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Për Gigi-n dhe Leëws është folur edhe më parë për një lidhje mes tyre, por asnjëherë nuk ka ardhur një konfirmim nga ata. Duhet të presim për të parë nëse edhe kësaj radhe ata do të heshtin apo do të dalin publikisht si një çift.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button