fbpx

Edhe pas tre muajve dorëheqje, funksionarët e ASH-së kanë të drejtë nënshkrimi dhe rrogash

Sot bëhen tre muaj që kur funksionarët e partisë Aleanca për Shqiptarët deponuan dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë pasi që partia e tyre vendosi të jetë opozitë shqiptare, megjithatë të njëjtëve ende nuk u janë aprovuar dorëheqjet dhe se ende kanë të drejtë për nënshkrim dhe marrjen e rrogës.

Portalb.mk pyeti pjesëtarët e Qeverisë së Maqedonisë për aprovimin e dorëheqjeve të pjesëtarëve të ASH-së, nga atje ende pa përgjigje.

Arta Toçi
Arta Toçi

Sipas zëvendësministres për Punë të Jashtme në ikje, Arta Toçi(ASH) dorëheqjet edhe pas tre muajve nuk kanë kaluar as në seancë qeveritare, ndërkohë që e njëjta duhej të bëhej brenda dy javëve.

“Dorëheqjet akoma nuk janë aprovuar nga Qeveria e Maqedonisë. Unë dhe dy kolegët që ishim në pozitat e zëvendësministrave në momentin e deponimit të dorëheqjeve na është thënë se brenda dy javëve të njëjtat do të kalojnë në mbledhjen e qeverisë dhe që më pas të miratohen në Parlament. Akoma nuk ka kaluar në Qeveri. Asnjëri nga ne nuk shkon në punë dhe për çështjen e nënshkrimeve nuk jemi interesuar, sepse atë ditë që i kemi dhënë dorëheqjet ne jemi larguar nga vendi i punës e kurse rrogat ende qarkullojnë”, tha zëvendësministrja e Punëve të Jashtme në ikje, Arta Toçi.

Zvarritja e aprovimit të dorëheqjeve, plan i Zaevit për të përçarë partitë e reja shqiptare

Nga ana tjetër, analisti politik Robert Nesimi zvarritjen e aprovimit të dorëheqjeve të funskionarëve tashmë në ikje, pjesëtarëve të ASH-së e sheh si plan të kryeministrit, Zoran Zaev për të përçarë partitë e reja shqiptare.

Robert Nesimi
Robert Nesimi

“Në këtë drejtim duhen lexuar thirrjet e Zaevit që funksionarë të Aleancës të qëndrojnë në postet e tyre edhe pas largimit të saj nga qeveria, zvarritja e shkarkimit të zëvendësministrave e drejtorëve të Aleancës edhe pas dorëheqjes së tyre, rrotullimi konstant i mundësisë që PDSH të bëhet pjesë e qeverisë, apo përsëritja banale nëpër mediume e tezës se brenda Aleancës ka përçarje, edhepse përplasje e përçarje ku e ku më të mëdha ka nëpër parti tjera si VMRO e BDI. Për fat të mirë Aleanca ju bëri ballë me sukses gjithë këtyre tentimeve dhe i gjithë skenari përfundoi me largimin e saktësisht një individi nga dega e vogël e Butelit”, shkruan Nesimi në kolumnën e sotme.

Megjithëse se Aleanca për Shqiptarët sipas analistit Robert Nesimi “ia dështoi” planin kryeministrit Zoran Zaev, sërish sipas tij e paqartë mbetet prapaskena e tërë këtij plani.

“Ne nuk e dijmë se çfarë lojërash janë luajtur në prapaskenë, por një pjesë e këtyre tentimeve u zhvilluan para syve të publikut”, tha Nesimi.

Ndryshe, dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët u deponuan në Qeverinë e Maqedonisë më 28 dhjetor të 2017-s si rezultat se kryetari i partisë, Ziadin Sela, vendosi të dalë nga Qeveria.

Dorëheqjet pësuan me kalkulime të reja për resoret qeveritare. Të zbrazëta kanë ngelur Ministria pa resor në të krye të së cilës ishte Ramiz Merko nga BDI, tash kryetar komune në Strugë dhe zëvendëskryeministri i Reformave që qe propozim i lideri të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev për liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Këtë Ministri Sela e quajti Ministria e Byrekut, pasi që iu dha si kompenzim i Ministrisë së Shëndetësisë të cilin e la të zbrazët për dy muaj pasi që ministri i saj, Arben Taravari u zgjodh kryetar komune në Gostivar. ASH-ja nuk e pranoi Ministrinë e Reformave dhe doli nga Qeveria e Maqedonisë. Si ministër i Shëndetësisë u emërua propozuesi i LSDM-së, Venko Filipçe.

Pas daljes së ASH-së nga Qeveria e Maqedonisë, në publik qarkullojnë informatat se pjesë e Qeverisë mund të bëhet edhe Partia Demokratike Shqiptare. Për këtë sot refuzojnë të komentojnë nga partnerët koalicionues të Qeverisë së Maqedonisë, BDI-ja dhe LSDM-ja.

Zëvendëskryeministër i “Reformave” për apetite partiake: mbi 3 milionë denarë do t’i kushtojë qytetarëve të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button