Kush janë djelmoshat që barazuan me Gjermaninë dhe mbajnë gjallë ëndrrën për një vend në Kampionatin Evropian (FOTO)

Kosova U-21 ka marr një barazim pa gola kundër Kampionati Evropian, Gjermanisë në ‘Adem Jashari’.

Një ndeshje që bëri shumë kë të ndjehet krenar me paraqitjen e djelmoshave.

Me 11 pikë nga tetë ndeshje, rezultati mbetet shumë i mirë, ndërsa Kosova ka gjasa që të jetë pjesë e Kampionatit  Evropian, por shumë të vogla, transmeton Telegrafi.

 Para ndeshjes

Ndeshja e së martës nxori në pah disa lojtarë të rinj që shihen si e ardhmja e Kosovës.

Por kush janë këta djem dhe na kush udhëhiqen?

Trajneri i Kosovës U-21 është Rafet Prekazi, ndërsa për ndihmës i ka Erdogan Celinën dhe Naser Prapashticën.

 Stafi i trajnerëve

Prekazi dhe Celina janë ish-futbollistë të njohur të viteve 80-të, kur futbolli kosovar kishte kapur majën me klube si Prishtina dhe Trepça, që garuan në nivelin më të lartë të futbollit jugosllav.

 Kosova U-21 (Foto:FFK)

Naser Prapashtica ka qenë portier që ka mbrojtur në disa klube në Superligëm, para dhe pas luftës.

Por lojtarët? Këta janë lojtarët që luajtën të martë pothuajse si të barabart me yjet e Budesligës gjermane.

Visar Bekaj

Portieri që ndali çdo gjuajtje të Gjermanisë quhet Visa Bekaj dhe mbron për Prishtinën. Ai është 20 vjeç dhe ka të ardhme të madhe para.

Arian Kabashi

Ai luan në Zvicër dhe është pjesë e Sion. Pozita e tij është mbrojtës i majtë. Kabashi ka 21 vjet.

Ardian Ismajli

Kapiteni i Kosovës, luan mbrojtës. Ai luan për Hajdukun e Splitit. Më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut dhe Prishtinës. Ai është 21 vjeç.

Arbenit Xhemajli

Edhe ky mbrojtës. Luan te Xamax në Zvicër. Është vetëm 19 vjeç dhe ka të ardhme të madhe para tij.

Lirim Mema

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës. Luan te Braunschweig në Gjermani dhe është 20 vjeç.

Kamer Krasniqi

Mesfushor i Kosovës, luan te VfL Osnabruck. Është 22 vjeç dhe luan në disa pozita të mesfushës.

Dren Feka

Luan si mesfushor, ndër më të mirët te Kosova. Ai aktualisht është pjesë e Luzern, por kartonin e tij e zotëron Hamburgu. Feka është 20 vjeç.

Rron Broja

Ndër më të mirët në ndeshjen e së martës ndaj Gjermanisë. Ai luan aktualisht te Shkupi, pasi u largua nga Trepça ’89. Ai është 21 vjeç.

Kushtrim Shabani

Mesfushori i Llapit, luajti tërë ndeshjen ndaj Gjermanisë. I fuqishëm dhe me të ardhme të madhe. Ai është 21 vjeç.

Florent Hasani

Sulmues anësor i cili këtë vit la Superligën e Kosovës, kur kaloi nga Trepça ’89 te DVTK në Hungari. Ai është 20 vjeç dhe ishte ndër më të mirët sezonin e shkuar.

Valmir Sulejmani

Sulmues dhe mesfushori. Ai luan te Hannoveri. Sulejmani është kthyer nga një lëndim i rëndë. Teknik dhe me nuhatje para portës. Sulejmani është 22 vjeç.

Florjan Smakqi

Portieri i dytë i Kosovës. Ai aktualisht është pjesë e Feronikelit dhe është 19 vjeç.

Muharrem Jashari

Mesfushori i 89-shit është ndër më të mirët në Superligë. Ai kishte disa minuta ndaj Gjermanisë. Jashari është 20 vjeç.

Meriton Korenica

Djaloshi nga Rahoveci po luan ndeshje pas ndeshjes edhe pse në pjesën e dytë. Mesfushori i Lirisë gjuan bukur dhe di edhe të driblojë. Korenica është 20 vjeç.

Ylber Maloku

Luan te Trepça ’89 në kampionatin vendas. Ai është 21 vjeç. I fuqishëm dhe me vizion në mesfushë.

Arbër Hoxha

Sulmues krahu i Prishtinës. Hoxha ka filluar të gjejë hapësira të Mirel Josa dhe ka fituar ftesën nga Kosova. Është 20 vjeç.

Denis Haliti

Mbrojtës i majtë i Dritës. Haliti ishte rezervist në këtë ndeshje dhe nuk u inkuadrua.

Mendurim Hoti

Sulmuesi i Feornikelit. Ai luan në të gjitha pozitat e sulmit dhe është shpërthyes. Hoti është 22 vjeç.

Besfort Kolgeci

Mbrojtësi i Braunschëeig. Nuk luajti ndaj Gjermanisë  pasi ishte i lënduar, por shënoi ndaj Azerbajxhanit. 20 vjeç dhe me të ardhme të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button