Boshnjakovski: Do të analizohet Rregullorja për ndarjen e banesave shtetërore për funksionarët

Do të bëhet analizë e Rregullores që nga viti 2009 në bazë të së cilës bëhet ndarja e banesave shtetërore për funksionarët, paralajmëroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares se pse lejohet që të paguhen nga 400 euro për strehim me qira për funksionarët kur janë të zbrazëta 25 nga 75 banesa shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Funksionarëve që jetojnë më larg se 30 kilometra, nëse kërkojnë, u jepet banesë shtetërore, ndërsa ata që jetojnë në largësi prej 100 kilometrave kanë të drejtë për zgjedhje se a do të shfrytëzojnë banesë shtetërore ose të marrin me qira.

“Disa e zgjedhin momentin që të marrin kompensim për qiranë, disa zgjedhin të marrin banesë shtetërore. Kjo është Rregullorja, kështu është e përcaktuar tani, më vjen mirë që opinioni e hapi këtë temë. Do të bëjmë analiza në periudhën e ardhshme. Do të shohim se deri ku mund t’i përmirësojmë punët, kuptohet se do t’i përmirësojmë. Bëhet fjalë për Rregullore të vjetër nga viti 2009 megjithatë, për momentin, buxheti i Republikës së Maqedonisë në këtë çështje nuk dëmtohet në asnjë mënyrë”, tha Boshnjakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button