Shkruani me dorën e majtë? Ja disa fakte që duhet t’i dini me patjetër për mëngjerashë!

Sot hasim plot njerëz mëngjerashë në përditshmërinë tonë. Disa specialistë mjekësore nuk japin dot një përgjigje të saktë, por mendojnë se faktori gjenetik luan një rol të rëndësishëm në këtë fenomen. Kjo nuk është një anomali, e madje për më tepër studimet tregojnë se njerëzit mëngjerashë janë shumë inteligjentë.

Njerëzit që përdorin më së shumti dorën e majtë për të kryer aktivitetet jetësore, duhet të përshtaten vazhdimisht me njerëzit që kanë dorën e djathtë primare.

Më poshtë keni disa fakte interesante rreth njerëzve mëngjerashë:

  • 5- 10% e popullsisë në botë janë mëngjerashë.
  • Kjo kategori njerëzish përdorin anën e djathtë të trurit.
  • Ata janë shumë të shkathët dhe të mirë për të luajtur sporte të ndryshme, veçanërisht futboll.
  • Janë më të prirur për t’u bërë alkoolikë sesa njerëzit e tjerë.
  • Janë zakonisht njerëz më kreativë.
  • Janë 26 % më të pasur se sa njerëzit që përdorin dorën e djathtë.
  • Këto njerëz janë më të prirur të arrijnë pubertetin në një moshë të vonë.
  • Mëngjerashët janë më të prirur ndaj alergjive dhe astmës.
  • Gjëja më e rëndësishme, ato janë njerëz normalë, ashtu si gjithë të tjerët!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button