Edhe Mali i Zi ka përzënë një diplomat rus

Qeveria e Malit të Zi sot vendosi të shpallë një përfaqësues diplomatik të akredituar në ambasadën e Rusisë si person ‘non grata’, dhe të tërheqë pëlqimin për veprim të konsullit të nderit të Federatës Ruse në Malin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur nga Qeveria, për masat është njoftuar ambasada e Federatës së Rusisë në Podgoricë, që në afat prej shtatë ditëve përfaqësuesi diplomatik të braktisë Malin e Zi.

“Mali i Zi këtë vendim e merr në koordinim me aleatët, në pajtim me masat e ndërmarra nga anëtaret e BE-së dhe NATO-s lidhur me veprimet e Rusisë dhe sulmin me gaz nervor në territorin e Mbretërisë së Bashkuar që Qeveria në shenjë solidariteti me partnerët tanë britanikë, menjëherë qartë e dënoi”, thuhet në njoftim.

Gjithsej 23 vende, nga të cilat 16 anëtare të Bashkimit Evropian (BE), vendosën që të dëbojnë 116 diplomatë rusë në kuadër të përgjigjes së Perëndimit ndaj “aferës Skripal”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button