Ushtria izraelite bombardon Gazën

Ushtria izraelite njoftoi se ka sulmuar me tanke dy pika të pretenduara të Hamasit në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dy pika të vëzhgimit të Hamasit në veri të Rripit të Gazës janë goditur me tanke”, thuhet në një njoftim me shkrim nga ushtria izraelite.

Ushtria theksoi se gjuajtjet me tanke janë realizuar si kundërpërgjigje pasi dy palestinezë që i janë afruar kufirit Gaza-Izrael kanë ndezur zjarr, ndërsa dy palestinezët nuk e kanë kaluar “murin e sigurisë” dhe nuk janë infiltruar në anën izraelite.

“Ushtria izraelite është duke ndjekur me rëndësi të madhe tentativat për dëmtimin e infrastrukturës së sigurisë kufitare dhe murit të sigurisë”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq, Hamas ende nuk ka dalë me deklaratë në lidhje me zhvillimin.

Ndryshe, Izraeli prej dhjetë vitesh e mban të bllokuar Gazën duke e shndërruar atë në “burg në ajër të hapur”, ndërsa akuzon Hamasin për çdo akt ndaj anës izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button