Eco Guerilla: Përshëndesim vendimin e qeverisë për minierën Kazandoll, le të mos tregojë tolerancë për dëmtuesit

Vendimin e fundit të qeverisë për të prishur marrëveshjen me koncesionerin e minierës Kazandoll në rrethin e Valandovës, Dojranit dhe Bogdancit OJQ Eco Guerilla e vlerëson si vendim të drejtë, të guximshëm dhe mbi të gjitha të duhur, njofton Portalb.mk.

“Ndikimi negativ që minierat kanë në mjedisin jetësor duhet të merret parasysh para çdo aspekti ekonomik. Dëmet që shkaktohen nga minierat janë të pandreqshme dhe me pasoja shpeshherë katastrofike për gjithë rajonin ku shtrihen ato, me theks të veçantë për jetën e njerëzve dhe bujqësinë e atij rajoni. E inkurajojmë qeverinë që të vazhdojë me këtë qasje në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe që të mos tregojë fare tolerancë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve.” thuhet në kumtesën e Eco Guerilla-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button