VMRO-DPMNE konsideron se vendimi i Qeverisë për dëbimin e diplomatit rus është i drejtë

Për fat të keq, Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendos që edhe më tej të mos konsultohet me opozitën për çështje të rëndësishme nga udhëheqësia e politikës shtetërore. Konsideroj se për vendimin e dëbimit të diplomatit rus duhej të konsultohet edhe opozita. Ndryshe, VMRO-DPMNE konsideron se ky hap i Qeverisë është në rregull, kështu deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në emisionin “200” të Alsat M, transmeton Portalb.mk.

“Edhe ministri i Punëve të Jashtme edhe Qeveria po bëjnë gabim që e përjashtojnë opozitën. Ne e dënojmë aktin që ka ndodhur në Britaninë e Madhe, konsiderojmë se është atak i drejtpërdrejt në vend, ndaj të cilit kemi simpati. Partnerët tanë janë Brukseli, Londra dhe Uashingtoni. Vendi ynë është në BE dhe NATO. Dh për këtë konsiderojmë se është në rregull kjo që e ka bërë Qeveria”, tha Nikollovski.

Në pyetjen në lidhje me qëndrimin e kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov për këtë çështje, ai e dha të njëjtën vërejtje.

“Edhe Ivanov nuk konsultohet me opozitën. Edhe kryetari i Qeverisë vazhdojnë të sjellin vendime pa diskutuar me opozitën që mendoj se është gabim i madh. Maqedonia patjetër duhet të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Parteri ynë nuk është Moska, partnerët tanë Brukseli, Londra dhe Uashingtoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button