Messi nuk mundi ta durojë poshtërimin e Argjentinës nga Spanja, ai u largua më herët nga shkallët e stadiumit (VIDEO)

Lionel Messi nuk luajti fare në ndeshjen Argjentina e zhvilloi kundër Spanjës, ku kombëtarja e tij pësoi humbje të thellë me rezultat 6-1.

Ai ishte i detyruar që nga shkallët e stadiumit ta shoh turpërimin më të madh të kombëtares së tij, ndaj Spanjës.

Ylli i Barcelonës qëndroi dhe shikoi Argjentinën duke e nxjerrë gjashtë ehrë topin nga rrjeta dhe performacën magjike të Iscos, transmeton Telegrafi.

 Isco dhuroi magji në këtë ndeshje. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Messi ishte i detyruar që të qëndrojë jashtë fushe për dy ndeshjet miqësore që Argjentina i zhvilloi, kundër Italisë dhe Spanjës.

Lionel Messi ishte i ulur në shkallët e stadiumit të Wanda Metropolitano në Madrid.

 Messi gjatë ndeshjes (Foto:Twitter)

Kuer kishin mbetur edhe 13 minuta për tu mbyllur ndeshja, ai kishte parë mjaftë, duke u larguar nga ulësja.

 Më të ishte edhe futbollisti i West Hamit, Manuel Lanzini, i cili po ashtu nuk luajti në këtë ndeshje.

 Messi dhe Lanzini (Foto: Twitter)

Argjentina kishte disa mungesa, ku përveç Messit mungonte dhe Angel Di Maria dhe Sergio Aguero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button