E gjitha ishte me regji, politikanët serbë e shqiptarë kurdisën krizën e rreme

Siç marrim vesh, ka gjithnjë e më shumë informata për krizën më të re në veri të Kosovës. Ndonëse këto pohime nuk mund t’i konfirmojmë (tash për tash) me një siguri, “Dnevni Zhurnal” këshillon se do të duhej t’u kushtoni vëmendjen disa gjërave, njofton Koha.net.

Fjala vjen, pala serbe është e gatshme që në mënyrë indirekte të njohë pavarësinë e Kosovës, por tani pala shqiptare e ka me borxh të krijojë Asociacionin (Bashkësinë) e Komunave Serbe, në mënyrë që serbët e Kosovës të jenë deri diku të kënaqur, transmeton Koha.net.

Për të shmangur vëmendjen nga këto akte dhe dramatizimi i situatës, ka informacione se Vuçiq dhe Hashim Thaçi janë marrë vesh për një krizë artificiale në mënyrë që njëri dhe tjetri të fitojnë pikë politikë. Siç kishin shkruar më parë disa media, Thaçi e Vuçiq janë takuar në New York.

Pastaj, Policia e Kosovës dhe policia speciale bllokuan të gjitha rrugët, punktet dhe hyrjet në Mitrovicë që në mëngjes, por çuditërisht Gjuriq kapërcen të gjitha barrikadat dhe arrin i papenguar në qytet bashkë me Selakoviqin (Nikolla Selakoviq, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Vuçiqit – sqarim ynë).

Në një moment Selakoviq (duke e ditur se çdo gjë ishte e kurdisur) vendos të largohet nga Gjuriqi, dhe siç ka raportuar RTS askush nuk e ka ditur ku ishte. Supozohet se e kanë lënë të lirë shqiptarët në mënyrë që skenari të zhvillohej sipas planit. Prandaj, para se të ndodhte ndërhyrja e policisë speciale Selakoviq zhduket!

Qytetarët e tubuar në sallë në Mitrovicë nisën të postojnë përmes Facebook informata se Gjuriq gjithë kohën ka qenë i qetë dhe pandërprerë kishte shikuar orën (thuajse priste të ndërhynte dikush). Dhe ja habia, futet policia speciale që e arreston.

Është publikuar edhe xhirimi interesant i televizionit N1, në të cilin shihet se si polici special shqiptar e shtyn anash politikanin serb (që është i ndërlidhur me shqiptarët) e pastaj hedhin gaz lotsjellës ndër civilë. Pra, polici special shqiptar e shtyn anash politikanin tonë dhe e shpëton nga gazi lotsjellës, por më të keqen e pësojnë qytetarët!

Image

Njëherësh nga minuta në minutë arrijnë reagimet e qytetarëve përmes rrjeteve sociale, në të cilat po ashtu pohohet se bëhet fjalë për regji dhe krizë të rreme. Po ashtu ka arritur informacioni se pas bisedës së Vuçiqit me Putinin, Marko Gjuriq është lënë i lirë dhe në ato momente ndodhej në rrugë për Serbi.

Natyrisht, gjithmonë duhet lënë hapësirë për mundësinë se nuk është punë regjie dhe se një pjesë e madhe e opinionit, përfshirë një pjesë të medieve kanë mendime qëllimkëqija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button