Të dhënat për harxhimet e ministrave do të ishin më të dobishme sikur të ishin në format të lexueshëm nga kompjuteri

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të dhënat e harxhimeve të ministrive dhe institucioneve tjera të pushtetit qendror t’i publikojë në një format të lexueshëm nga kompjuteri, transmeton Portalb.mk.

“Metamorfozis” si organizatë qytetare që merret me çështjet e parimeve të qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe transparencës, e përshëndet hapin e Qeverisë për të vendosur mjetin elektronik për tregimin e të dhënave, por kujton se të dhënat që prezantohen nëpërmjet saj të bëhet në format të lexueshëm kompjuterik për të mundësuar analizë të tyre më të mirë.

“Rikujtojmë se për plotësimin e parimeve të llogaridhënies dhe transparencës është e nevojshme që të dhënat të publikohen në mënyrë dhe në formë që do të mundësojë analizë shtesë dhe përdorimin e tyre nga ana e të gjithë të interesuarve, veçanërisht nga ana e taksapaguesve”, porosisin nga “Metamorfozis”.

Ndryshe, sipas veglës që e ka publikuar Qeveria e Maqedonisë, ministri i ekonomiksë, Kreshnik Bekteshi, për 6 muaj gjatë vitit të kaluar ka harxhuar 14.000 euro vetëm për shërbime hoterlierike në vend dhe jashtë vendit. Pas tij, vjen zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili gjithashtu për shërbime hotelierike ka harxhuar 13.000 euro, ndërkaq tanimë ish ministri i Drejtësisë, ka harxhuar 12.000 euro. Ministri Allagjozovski për shërbime hotelierike ka harxhuar 9.000 euro, ndërkaq ministri i Bujqësisë ka harxhuar 7.000 euro.

Poposki: harxhimet në restorante nuk janë vetëm të ministrave, por edhe të nëpunësve tjerë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button