Përsëri janë arrestuar një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit

Pesë persona të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar, mbrëmë përsëri janë arrestuar dhe janë dërguar në Burgun hetues të Shkupit, me urdhër të Gjykatës Penale, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për ish-drejtorin e Byros për Siguri Publike në kohën e ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend, Mitko Çavkov, për Goran Goshevskin, nga sigurimi i ish-spikerit Trajko Veljanovski, Dushko Lazarov dhe Oliver Popovski nga MPB dhe Munir Peliq nga Agjencia për kundërzbulim, pasi që Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dje ngriti akuzë kundër 30 personave për dhunën në Kuvend ku kërkuan edhe kthimin e masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të të akuzuarve.

Çavkov është  një ndër të akuzuarit i cili akuzohet për veprim terroristik.

Ndryshe, Gjykata Supreme me 24 mars ua ka shfuqizuar masat e paraburgimit shtëpiak Lubço DImovskit, Johan Tarçullovskit, Igor Durllovskit dhe Elena Bozhinoskës, derisa ish ministrit të Brendshëm Mitko Çavkov dhe deputetëve nga VMRO-DPMNE, Kërsto Mukovski dhe  Sasho Vasilevski, ua ka shfuqizuar masën e paraburgimit dhe të njëjtën ua ka zëvendësuar me masë arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button