‘Mjegull’ mbi objektin e UNT-së!

Hapësira e ish kazermës Ilinden e cila fillimisht ju nda studimeve të disperzuara të Universitetit të Tetovës e tani Universitetit ‘Nënë Tereza’, ende qëndron e mbyllur dhe e mbushur me mbeturina dhe me baraka të papërdorura tani më disa vite.

LEXO: UT ngelet pa ‘hise’ në ish kazerëm e Ilindenit!

LEXO: Kaloi gjysma e 2017-ës objekti i UNT-së ende askund!

Edhe pse rektori i UNT-së, Aziz Polloxhani dha premtime të fora vitin e kaluar, ku mes tjerash tha se ky universitet për tre vite do të bëhet me objekt të ri, pas një viti situata ende qëndron e njejtë, dhe në hapësirën e ndarë për këtë qëllim, nuk është ndërmarrë asnjë hap për realizimin e tij.

Ish Kazerma ‘Ilinden’

Premtimet nuk munguan as nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila në vitin 2016 u premtoi se gjatë 2017 do të fillojnë punimet e ndërtimit të objektit të ri të UNT-së, deri më tani ende nuk ka asnjë aktivitet sa i përket realizimit të këtij premtimi.

LEXO: Pollozhani thotë se brenda tre vjetëve do të jetë gati objekti i UNT-së

LEXO: UNT, pa objekt të paktën edhe tre vite

Nga qeveria bëjnë të ditur për Portalb.mk se për ndërtimin e objektit të UNT-së nga buxheti I viti 2018 janë ndarë 200 milionë denarë apo rreth 3 milionë e 252 mijë euro, me ç ‘rast thonë se është lënë gjithashtu hapësirë që nëse ka nevojë për buxhet shtesë i njëjti do të jepet varësisht nevojës.

Ish Kazerma ‘Ilinden’

Këto mjete i janë ndarë gjegjësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila është në pritje të përfundimit të procedurave përkatëse nga UNT dhe të jep mjetet e nevojshme bazuar në kërkesat e vetë universitetit për ndërtimin e objektit.

LEXO: Çfarë po ndodh me UNT-në? Përgjigjet rektori Aziz Pollozhani

“Ne e kemi parashikuar ndërtimin e objektit, por jemi në pritje të kryerjes së procedurave nga ana e vetë universitetit. Ata duhet të hapin konkurs dhe të hapin tender për firmën që do ta merr përsipër ndërtimin dhe në momentin që universiteti do i kryen këto procedura, ne do të lëshojmë mjetet financiare që janë parashikuar për këtë qëllim”, tha për Portalb.mk, zëdhënësi i MASH-it, Vlladimir Dellov.

Shtrohet pyetja se deri ku ka arritur UNT lidhur me përfundimin e procedurave? Fatkeqësisht rektori Aziz Pollozhani ishte i pakapshëm për të dhënë informacionin lidhur me procedurat për fillimin e ndërtimit.

Ish Kazerma ‘Ilinden’

Kohë më parë nga komuna e Çairit nën të cilën edhe bie hapësira e ndarë për objektin, thanë se plani detal që ishte nën kompetencë të kësaj komune është përfunduar.

“Ne kishim përsipër që të përpilohet plani detal dhe i njëjti të miratohet, që gjë tani është bërë. Tani varet nga vetë MASH se kur do të fillojnë ndërtimin”, tha për Portalb.mk, Xhengis Hani, udhëheqës i sektorit për urbanizim në komunën e Çairit.

Ish Kazerma ‘Ilinden’

Ndërkaq në tetor të vitit të kaluar, Universiteti „Nënë Tereza“ në Shkup shpalosi projektin ideor për ndërtimin e kompleksit Universitar “Nënë Tereza” në Shkup.

LEXO: Projekti i UNT-së iu prezantua zëvendës-kryeministrit Hazbi Lika (VIDEO)

LEXO: Javë e ngjeshur në UNT, ja çfarë pritet të ndodhë

Se ky projekt është larg jetësimit flet edhe ajo se nga shtatori filluan laboratorët e Fakultetit Teknik pranë UNT-së, në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastrit”,njofton Portalb.mk.

Ish Kazerma ‘Ilinden’

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button