SHBA, alarm për pakot e dyshimta në institucionet ushtarake

 Pako të dyshimta janë dërguar në shumë institucione ushtarake amerikane në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, raporton Anadolu Agency (AA).

Nënkolonelja Michelle Baldanza, një nga zëdhënëset e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) në një deklaratë për AA ka konfirmuar ngjarjen lidhur me dërgimin e pakove të dyshimta në fjalë por është distancuar të japë informacione mbi rastin.

“Ne po gjurmojmë paketat e dyshimta që u janë dërguar shumë zyrave ushtarake në rajonin kombëtar të kryeqytetit. Çështja është nën hetim në këtë fazë”, ka thënë Baldanza duke i drejtuar pyetjet e detajeve tek Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Ndërkohë zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti në mediat amerikane kanë thënë se është dërguar një pako e dyshimtë në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në bazën Fort Belvoir e cila ndodhet brenda kufijve të Virginia-s.

Ndërsa zyrtarë të FBI-së që kanë dhënë deklarata në kanalin NBC kanë vënë theksin se dy paketa të tjera janë dërguar në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe në Agjencinë inteligjente Geospatial në bazën Fort Belvoir.

Poashtu një zyrtar i FBI-së në kanalin NBC tha se një pako është dërguar në bazën Anacostia-Bolling ku ndodhet qendra e shërbimit postar të Qendrës së shërbimeve inteligjente (CIA) dhe Shtëpisë së Bardhë.

Pakoja në fjalë është dërguar për t’u ekzaminuar në qendrën e FBI-së në Quantico dhe se ende nuk dihet nëse brenda saj mund të ketë apo jo ndonjë mekanizëm shpërthyes.

– Pakoja e dërguar në bazën Fort McNair ka rezultuar brenda saj me lëndë shpërthyese

Ndërkohë që zyrtarë të tjerë që kanë folur për CNN kanë ndarë informacionin se një pako është dërguar në bazën Fort McNair ku ndodhet Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington, ku brenda pakos së dërguar në Fort McNair thuhet se ka patur lëndë shpërthyese.

Një nga zëdhënësit e forcave tokësore në lidhje me këtë çështje, Michael L. Howard deklaroi se pakoja e dërguar në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes është lënë në orën 08:30.

“Ekipet për asgjësimin e lëndëve shpërthyese Virginia Fort Belvoir të cilët kanë mbërritur në ora 12:10 në testimet e tyre kanë përcaktuar shenja dhe mbetje baruti. Në pamjet X-ray janë përcaktuar një pajisje GPS dhe një fitil ndezës. Paketa është neutralizuar dhe nuk ka të lënduar”, tha Howard.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button