Sa herë ka hyrë pa leje Gjuriqi në Kosovë

Hyrja në Kosovë e Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pa lejen përkatëse të institucioneve të vendit, nuk është risi, raporton KTV.

Njësoj si të hënën, Gjuriqi në Kosovë kishte hyrë edhe më 15 dhjetor të vitit 2016, kur kishte marrë pjesë në përurimin e një pike të karburanteve në veri të Kosovës. Por, përsëritja e veprimit të Gjuriqit po kalon pa ndëshkime.

Për deportimin e shpejtë të Gjuriqit u pyet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kur raportoi në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme. Por, ai nuk sqaroi shumë me përgjigjen e tij.

Sipas njohësve të fushës së sigurisë, deportimi i shpejtë është bërë për të mos tensionuar më shumë raportet mes Kosovës e Serbisë. Kushtetuta e Kosovës e ndalon kalimin ilegal të kufirit, derisa kjo është vepër e dënueshme, sipas Kodit Penal të Kosovës. Sipas nenit 146, kalimi ilegal i kufirit dënohet me 250 euro gjobë ose burgim deri në 6 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button