fbpx

Në ditën e teatrit Lika dhe Aziri vizitojnë Teatrin Shqiptar

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, zyrtar të qeverisë edhe këtë vit vizituan Teatrin Shqiptar në Shkup, për të parë nga afër deri ku janë punët rreth rikonstruimit të tij i cili ka kohë që është dashur të përfundojë.

Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika së bashku me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës,  Valmir Aziri realizuan takim me drejtorin e teatrit, Adem Karaga i cili i njoftoi për rrjedhën e punimeve për rikonstruimin e Teatrit, duke potencuar se projekti i paraparë do të jetë konform standardeve evropiane. Karaga theksoi se gjatë këtij viti do të përfundojnë punimet dhe Teatri do t’i hapë dyert për publikun.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Lika uroi të gjithë artistët dhe artdashësit për shënimin e kësaj date të rëndësishme, duke theksuar se Qeveria vazhdon të japë impulse të mëtutjeshme për finalizimin e këtij projekti kulturor shqiptar.

“Me finalizimin e këtij projekti gjigand, do të ringjallim kulturën dhe interesin e publikut për teatrin. Kultura shqiptare sapo ka filluar të lulëzojë dhe kjo Qeveri ka vullnet dhe mundësi për të bashkëpunuar dhe për t’i dhënë shumë më tepër mundësi zhvillimit të kulturës kombëtare” – shtoi Lika.

Ndryshe, në buxhetin për vitin 2018 për përfundimin e punimeve për rikonstruimin e Teatrit Shqiptar janë ndarë 250 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button