Vazhdon liga e futbollit të Greqisë

Pas një ndërprerje trejavore, këtë funndjavë përfundimisht do të vazhdojë Superliga e futbollit grek, e cila përkohësisht u ndërpre për shkak të incidentit në ndeshjen mes PAOK-ut dhe AEK-ut, raporton Anadolu Agency (AA).

Rikujtojmë se pronari i klubit të Selanikit, Ivan Savvidis, në kohën shtesë të gjyqtarit hyri në fushë me revole rreth rrypit në shenjë proteste për shkak të gjykimit të dobët.

Gjyqtari paraprakishtë anulloi golin e PAOK-ut për fitore, ndërsa skenat e Savvidis me vrapimin në fushë shokuan tërë opinionin  botëror.

Ministria e Kulturës dhe Sportit e Greqisë për shkak të incidentit më 12 mars tërësisht ndërpreu ligën greke.

Nga Ministria greke sot njoftuan se këtë fundjavë Liga do të vazhdojë, por me një rregull të ri të cilin e pranuan të gjithë 16 pjesëmarrësit e kampionatit.

Sipas këtij rregulli, çdo klub i cili ka problem me dhunën tre herë në një sezon, në mënyrë automatike do të përjashtohet nga liga.

Krahas kësaj, parashihen edhe dënime të ashpra për klubet krerët e të cilëve me deklaratat e tyre nxisin dhunë.

Kampionati i Greqisë do të vazhdojë të shtunën më 31 mars, dhe të dielën më 1 prill.

Pas 24 xhirove të zhvilluara, në krye të tabelës kryeson AEK me 54 pikë, ndërsa vijon PAOK me 52 dhe Olympiakos me 50 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button