fbpx

Francë, arsimi i detyrueshëm do të fillojë nga mosha 3 vjeçare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se duke filluar nga viti 2019 Franca do të miratojë ndryshime në moshën për fillimin e arsimit, sipas të cilave mosha për fillimin e arsimit të detyrueshëm do të ulet nga gjashtë në tre, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një kongres në Paris në lidhje me arsimin parashkollor, Macron shpalsoi informacione në lidhje me ndryshimet që do të sillen në sistemin arsimor.

“Kam vendosur që nga sezoni arsimor i vitit 2019, moshën e arsimit të detyrueshëm ta ul nga gjashtë në tre vite”, tha presidenti francez, duke rikujtuar se arsimi parashkollor në Francë është bërë i detyrueshëm.

Duke theksuar rëndësinë e arsimit për qytetari që nga mosha e hershme, Macron tha se vlerat e Francës mund t’u mësohen fëmijëve në shkollë dhe nëpërmjet shkollave.

Aktualisht në Francë arsimi i detyrueshëm vlen për moshat nga gjashtë deri në 16 vite. Arsimi i detyrueshëm nga mosha 6-vjeçare është miratuar në vitin 1882.

Praktika e re e detyrueshme pritet të përfshijë rreth 25 mijë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button