Montpellier kampion i Francës

Pas fitores dramatike prej 2-1 ndaj Auxerre, e cila u shoqërua me ndërprerje, Montpellier ka rrëmbyer pikët e nevojshme për t’u shpallur kampion i Ligue 1.

Në takimin e zhvilluar në Stade de l’Abbe Deschamps, Olivier Kapo kaloi në epërsi skuadrën vendase (20’), mirëpo John Utaka e barazoi rezultatin (32’) dhe me shifrat 1-1 ekipet shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, ishte sërish John Utaka realizues për t’ia siguruar tri pikë të plota skuadrës së tij.

Montpellier përfundon sezonin 2011/2012 në pozitën e parë në Ligue 1, me tri pikë më shumë se Paris Saint-Germain.

Kjo është hera e parë në histori të klubit Montpellier HSC që shpallet kampion i Francës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button