Rekordi i Valon Behramit: i pari nga Zvicra që merr pjesë në 6 kampionate

Valon Behrami do përfaqësojë për herë të gjashtë në turnire ndërkombëtare Zvicrën – këtë nuk e ka arritur asnjë lojtar helvet, shkruan “Tages Anzeiger”, njofton Albinfo.ch.

Shenjat se ai po plaket, nuk mund ta mashtrojnë. Ai është 33 vjeç. Në ndeshjen kundër Panamasë në Luzern ai do të mungojë për shkak të një lëndimi në pjesën e sipërme të këmbës. Edhe në raste tjera ai nuk do të luante, për shkak se Vladimir Petkovic po krijon një sistem të ri loje.

Megjithatë kjo nuk luan ndonjë rol. Vlera e Behramit për këtë Kombëtare është e pakontestueshme. Si lider, si titullar më i vjetër, si lojtar, që e shohin të tjerët. Më shumë ai nuk do ta zgjasë, pasi verës do t`i japë fund futbollit në Kombëtare. Këtë e kishte në kokë që nga Kampionati Evropian dhe ai do të largohet si rekordmen: Sëbashku me  Botërorin në Rusi, ai ka marrë pjesë në gjashtë kompeticione ndërkombëtare, katër herë në Kupat e Botës (2006, 2010 dhe 2014) dhe dy herë në Kampionatet Evropiane. Si asnjë lojtar zviceran në të kaluarën. Kjo e bën krenar.

Fillesat

Ai debutoi në 8 tetor 2005, ndërsa tani numëron 77 ndeshje me Zvicrën. Në rast se nuk do kishte lëndime të shpeshta, atëherë ndeshjet e tij do numëronin 132. Në fillim ndjehej si lojtar i jashtëm. Ai as nuk pranohej, as nuk ishte integruar – por ishte djali i ri, i cili priste momentin për t’u treguar. “Unë jam kosovari, personi i huaj,” do ishin shprehjet e tij.

Përfaqësimi i tij për Zvicrën

Në 2006 ai mori pjesë në KB. Nuk mbeti i kënaqur, pasi luajti vetëm dy minuta kundër Koresë Jugore. Në 2008 Behrami përfaqësoi në përballjet grupore Zvicrën. Në 2010 ishte botërori i dytë për të. Kundër fitores me Spanjën luajti gjithë kohën, ndërsa kundër Kiles u përjashtua me karton të kuq 30 minuta pas përfundimit të ndeshjes. Dhe pyeti veten: «Çfarë duhet të bëj, që me Kombëtaren nuk me shkon mirë?»

Në 2014 erdhi Brazili. Kundër Ekuadorit kreu shumë pasime të gabuara. Mbase priste fundin e ndeshjes. Në minutën e 93, ndeshja mes Zvicrës dhe Ekuadorit ishte 1:1. Edhepse pati një ndërhyrje të parregullt ndaj Behramit, ky i fundit nuk u dorëzua por vijoi lojën dhe pasoi topin te Seferovic, i cili shënoi golin e fitores. Ai tha: «Kjo më karakterizon më së miri mua. Ky është karakteri im bazë. Unë jam Valoni, luftuesi.» Ai ishte Behrami, lojtari i pranuar i Kombëtares.

Ëndrra e gjysmëfinales

Në 2016 ai shkoi në KE. Zvicra pa Behramin e vërtetë. Tifozët thërrisnin emrin e tij. Ai qau pasi Zvicra u përjashtua nga Polonia në çerekfinale. Kishte dhimbje muskulare, por dhimbja më e madhe ishte humbja e shansës. Aty e ngushëlloi vajza e tij: «Babi, si më këshillon ti mua kur unë bëj diçka gabim? Herën tjetër e bën më mirë.» Ai shtoi: Po, ajo ka të drejtë. Dhe po: Ai dëshiron edhe një shans, për të përmbushur ëndrrën. Ëndrrën e hapit tjetër. Një çerekfinale.

Tani Behrami thotë: «Janë shenja të një përfaqësuese të madhe, sepse luan edhe në ndeshje miqësore me mentalitetin e drejtë dhe fiton. Atëherë nuk pyet më: Çfarë është tani? Atëherë udhëton me ndjenjë krejtësisht tjetër në një turnir.»

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button