Dimitrov pret përparim në çështjen e emrit në takimin e tij me kolegun grek, Koxias në Vjenë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për takimin e tij në Vjenë me kolegun e tij grek, Nikox Koxias dhe me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit, Metju Nimic deklaroi se tradita e qytetit ndoshta mund të ndihmojë dhe të ketë diçka konkrete në drejtim të tejkalimit të çështjes së emrit, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se problemi i emrit është më i rëndësishëm për Maqedoninë, por ka edhe implikime rajonale të rëndësishme që ndikojnë në politikën e BE-së drejt Ballkanit. Dimitrov në konferencë për media me kolegen austriake, Karin Knajsëll theksoi se edhe në procese duhet të merren parasysh pozitat dhe argumentet e të dy palëve dhe ajo është rruga që do t’i çojë në zgjidhje.

Koxias për kompromis të “ndershëm”, Dimitrov s’pranon emër të bashkuar pa përkthim (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button