Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit do t’i largojë shitësit ambulant nga Bit Pazari

Deri më 5 prill, të gjithë shitësit ambulant që shesin në trotuaret rreth Bit Pazarit do të largohen. Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit u kanë dhënë afat shitësve që t’i largojnë kutitë e kartonit, në të kundërtën atë do ta bëjnë institucionet kompetente, njofton Portalb.mk.

Aksionin nga Qyteti i Shkupit dhe Komunës së Çairit zbatohet që të lirohen trotuaret për këmbësorët të cilët tani janë të bllokuar nga shitësit ambulantë.

“Kemi kuptim për shitësit të cilët punojnë në tezgat ilegale, punojnë shumë që të përfitojnë mjete themelore për jetë. Për atë, në bashkëpunim me Tregun e Shkupit këtyre njerëzve u kemi siguruar që t’u ofrohen shfrytëzim të tezgave në kuadër të tregut në kushte të volitshme. Këto persona duhet që të nënshkruajnë marrëveshje më së voni deri më 5 prill. Të gjithë ata që nuk do ta bëjnë atë dhe do të vazhdojnë që të shesin në rrugë ose trotuar do të dënohen në pajtueshmëri me ligjin nga inspeksionet kompetente. Ky hap është ndërmarrë me qëllim që të kthehen shitësit në çarshi dhe treg dhe të lejohet qasja më e mirë deri te tezgat dhe dyqanet. Sjellja e rendit në këtë vend do të thotë edhe siguri më të madhe dhe qytet më funksional”, tha zëdhënësi i Qytetit  të Shkupit, Valon Salihu.

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit pas pastrimit të shitësve ambulant, paralajmëruan dislokim të stacionit të taksive, rregullimin e hapësirave të gjelbra, mbjelljen e drunjve dhe vendosjen e kunjave mbrojtës prej hekurit nga të dyja anët e bulevardit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button