Nokia humb para, mund të dështojë

Problemet e kompanisë finlandeze, gjigantit botëror të telefonave mobil – Nokia, nuk kanë të ndalur.Sipas një raporti të publikuar nga Reuters, në gjashtëmujorin e fundit, Nokia ka humbur rreth 2 miliardë euro.

Në krahasim me pesë vitet e kaluar, Nokia’s i mungojnë 10 miliardë dollarë, mirëpo prej asaj kohe e deri më sot, shumë gjëra kanë ndryshuar, e këto ndryshime kanë ardhur kryesisht nga konkurrentët e kompanisë.

Sipas parashikimeve, në dy vitet e fundit Nokia mund t’i humb të gjitha paratë, ndërsa edhe analizat tjera thonë se në nëntë muajt e ardhshëm rezultatet financiare do të jenë negative.

Për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë, Nokia do të mund të shesë patentat e saj tek Microsoft, apo të heq dorë nga telefonat e saj të thejshtë, për tu fokusuar vetëm në telefonat e mençur të cilët bazohen në Windows Phone. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button