Dimitrov thotë se diplomati rus i dëbuar nga Maqedonia ka tentuar të marrë informata sekrete

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se diplomati rus i cili u dëbua nga Maqedonia e ka tejkaluar mandatin e tij. Sipas Dimitrovit, bëhet fjalë për tentim për marrje të informatave të klasifikuara të sigurisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për tentim për marrjen e informatave të klasifikuara të sigurisë, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë e Maqedonisë. Jemi të obliguar që ta mbrojnë identitetin e diplomatit dhe do të jetë në dëm që të spekulohet. Njohuritë tona janë të bazuara në dëshmi të forta dhe nuk kemi mëdyshje rreth asaj”, tha Dimitrov në konferencë të përbashkët për shtyp, me ministrin e Jashtme të Austrisë, Karin Knajsl, e cila sot është në vizitë në Maqedoni.

Dimitrov tha se, dëbimi i diplomatit gjithashtu është për arsye të solidaritetit tonë me aleatët ndërkombëtarë, gjegjësisht helmimi konkret i një ish spiunit Sergej Skripal me armë kimike në Britaninë e Madhe.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dje njoftoi se ka dëbuar një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal.

“Ministria e Punëve të Jashtme njofton se në konsultim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe NATO dhe në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, vendosi të dëbojë një diplomat nga Federata Ruse në Republikën e Maqedonisë për shkak të rastit Skripal, në pajtueshmëri me nenin 9 nga konventa e Vjenës  për marrëdhënie diplomatike nga viti 1961’, njoftoi MPJ e Maqedonisë.

Përdorimi jo legal i armëve kimike ushtarake është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha shteteve, thuhet më tej në njoftim.

Ndaj kësaj ka reaguar Ambasada e Rusisë në Maqedoni duke theksuar se “pala maqedonase do t’i bart.

“Qeveria solli vendim që ta dëbojë diplomatin rus. Përgjegjësinë e plotë nga ky provokim dhe aktin armiqësor pa precedent në marrëdhëniet ruso-maqedonase do t’i bart pala maqedonase”, publikoi ambasada ruse në Twitter.

Rasti Skripal: BE kërkon forcimin e kapaciteteve përballë rreziqeve kimike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button