Ronaldinho i gjen një të metë Messit

Është e vështirë që t’i gjesh një të metë Leo Messit, fitues i 5 Topave të Artë dhe i konsideruar nga shumë persona si një nga futbollistët më të mirë të historisë, transmeton TCH.

Por, Ronaldinho duket se ia ka gjetur. Ish-lojtari i Barcelonës, i ftuar në “Resenha ESPN”, analizoi aftësitë e argjentinasit dhe i gjeti një defekt.

“Messit duhet t’i bësh presion. Nuk ia fut topin mes këmbëve askujt”, tha Dinho duke qeshur.

Por, një kërkim i thjeshtë në Google ose YouTube tregon se Ronaldinho e ka gabim, pasi Messi e ka bërë shpesh këtë gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button