Mark Zuckerbergu ftohet të dëshmojë para senatit amerikan

Komiteti Gjyqësor i Senatit amerikan ka thënë të hënën se ka ftuar shefat ekzekutivë të Facebookut dhe Twitterit për të dëshmuar më 10 prill në një seancë për privatësinë e të dhënave, transmeton Reuters, përcjellë REL.

Udhëheqësi i komitetit, senatori, Charles Grassley, ka thënë se ka ftuar kryesuesin e Facebookut, Mark Zuckerberg, “për të dëshmuar në gjykatë që të diskutojë për politikat e të kaluarës dhe të ardhmes së këtij rrjeti social duke marrë parasysh mbrojtjen dhe vëzhgimin e të dhënave të konsumatorëve”.

Facebook është duke u përballur me presion nga reklamuesit pas skandalit se një firmë politike konsulente ka pasur qasje në të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve.

Një zëdhënës i Facebook ka thënë se kompania ka pranuar ftesën dhe është duke e shqyrtuar atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button