Kushtrim Bekteshi nga Maqedonia, regjisori më i mirë në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës, për nder të Ditës Botërore të Teatrit, 27 Marsit ndau çmimet vjetore për arritjet në fushën e artit teatror. Çmimi për regjisorin më të mirë iu nda Kushtrim Bekteshit nga Maqedonia, për shfaqjen “Ata që ikin”, njofton Portalb.mk.

Çmimi për vepër jetësore iu nda aktores Myrvete Kurtishi, ndërsa Çmimi për shfaqjen më të mirë Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, për shfaqjen “Armiku i Popullit” të Fatos Berishës.

“Ndarja e këtyre çmimeve është një lloj respekti dhe mirënjohjeje nga ana ime dhe e MKRS-së për angazhimin dhe punën kreative të artistëve, si dhe në nderim dhe vlerësim të punës dhe krijimtarisë artistike që kanë bërë artistët tanë”, tha Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Çmimi për Vepër Jetësore  ka edhe shpërblim financiar në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër në vlerë prej 5000 euro.

Çmimi për shfaqjen më të mirë dhe për regjisorin më të mirë u shpërblyen me vlerë prej  2500 euro secili.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button