Vuçiq i telefonon Putinit, thërret takim urgjent të sigurisë kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur për në orën 19:30 një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë.

Seanca ishte caktuar për të martën paradite, mirëpo për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ajo do të mbahet sot, transmeton Koha.net.

Mediat në Serbi raportojnë se presidenti serb Vuçiq menjëherë pas arrestimit të Gjuriqit i ka telefonuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Vulin: Kosova s’është shtet që të kryejë arrestime

Kosova“nuk është shtet” që të mund të kryejë arrestime, tha ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke reaguar ndaj arrestimit të të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës.

“Ju mund të përdorni forcën, por jo të drejtën që justifikon dhe nxit forcën. Ju kurrë nuk do të merrni një njohje prej nesh”, tha Vulin, raporton Kosovapress.

Selakoviq: Skandal dhe terrorizëm ndaj popullit duarthatë

Sekretari i përgjithshëm i presidencës së Serbisë, Nikolla Selakoviq nuk është arrestuar në Mitrovicë.

Ai thotë se arrestimi i Marko Gjuriqit është skandal dhe “terrorizim i popullit duarthatë”.

Portali Kossev raporton se Nikolla Selakoviq pret që Gjuriq të lirohet së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button