Qeni nuhat 16 kg heroin (VIDEO)

Në kalimin kufitar Deve Bair në kufirin maqedono-bullgar policia në bashkëpunim me autoritetet doganore mbrëmë kanë zbuluar 16 kg heroin të fshehur në 4 rrotat e një veturë luksoze të markës “AUDI” me regjistrim kosovar.

Drogën e zbuloi qeni i dresuar Izabela.

“Qendra për shpërbërjen e krimit bashkë me Doganën kanë privuar 16 kg heroin të pastër, i transportuar në mënyrë shumë origjinale, me të cilën nuk jemi përballur si polici”, deklaroi Ministrja e Punëve të Brendshme Jankullovska.

Çmimi i drogës në tregun e zi kap vlerën e 350.000 eurove, ndërsa në çmim të pakicës shkon deri në 1.500.000.  /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button